Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hiqej si Rama dhe i biri tij Gregu, kërkohet 10 vite burg për mashtruesin 41-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për Klodian Cirunën, i cili mashtronte duke u hequr herë si prokuror, herë si kryeministri Edi Rama dhe herë si djali i kryeministrit Gregu.

Organi i akuzës kërkon 10 vite burg për 41-vjeçarin që ka mashtruar tre biznesmenë në Tiranë.

Duraj ka mashtruar biznesmenin Luan Duraj, Petraq Koka dhe italianin me iniciale B. H.

Ai i premtonte se do t’iu siguronte leje ndërtimi në këmbim të shumës së majme prej 1 milion eurosh. Sakaq, mësohet se Ciruna operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë).

Gjithashtu për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qënë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center” me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll