Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Hiqe këmbën nga gazi…”, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier për të kujtuar familjen Gushi që u shua në aksident, mesazhet sensibilizuese

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur këtë pasdite protesta  e paralajmëruar në Fier, në kujtim të familjes Gushi, e cila u shua në  aksidentin e së premtes në aksin Fier-Vlorë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga familjarët e viktimave, qytetarët dhe të afërmit kanë dalë në rrugë me pankarta në duar, ku kërkojnë drejtësi për 4 anëtarët e familjes fatkeqe; Eduart Gushin, 44 vjeç, gruan e tij, Silvana Gushin, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, përkatësisht 12 dhe 9 vjeçe.

Disa nga mesazhet sensibilizuese ishin për drejtuesit e mjeteve, që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë kujdes teksa ngasin mjetet e tyre, duke shmangur aksidentet rrugore.

“Sa kushton jeta e një njeriu në Shqipëri?”, “Hiqe këmbën nga gazi, mund të vdesë fëmija jot nesër”, “Në jetë bëjmë dy gabime të mëdha: Flasim kur duhet të heshtin dhe heshtim kur duhet të flasim”, kanë qenë disa prej pankartave me mesazhe kushtuar aksidentit tragjik që ndodhi më 25 qershor në aksin Fier-Vlorë.

Më shumë

spot_img
spot_img