Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Hiq dorë se do të zhdukim”, kërcënohet kandidati për deputet: Më erdhën dy djem tek hyrja e pallatit; Reagon Ilir Meta

spot_img

Lajme të ngjashëm

Andi Turhanaj, kandidati për deputet në qarkun e Fierit nga radhët e partisë “Aleanca Demokracia e Re”, ka bërë një kallëzim penal në Polici. Ai ka thënë për mediat se është kërcënuar nga dy persona pasditen e djeshme, pas deklaratës që ai ka bërë, lidhur me manipulimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje, pasi shprehet se “iu kërcënua jeta.”

“Unë jam në vitin e dytë, në master në Universitetin e Arteve. Vendosa të kanidojë për deputet nën siglën e Aleanca Demokracia e Re. Pas numërimit të votave pashë që shumë vota tona kishin dalë abstenim. Dhe këtë nuk e lejova dhe u shpreha se kësaj gjëje do i shkoja deri në fund, sepse isha i bindur tek votat që kisha dhe mbështetja e njerëzve.

Pasditen e djeshme pas pallatit, kur parkova makinën më erdhen dy djem, njëri ishte me çantë dhe rrinte mbrapa dhe tjetri m’u afrua në fytyrë dhe më thotë hiq dorë se do të zhdukim. Pas kësaj filluan me ofendime banale dhe më thanë largohu tani. Kur u futa tek tuneli i pallatit, tentova të kthej kokën dhe më thanë kokën drejt dhe filluan prap duke më sharë. Pas kësaj ngjarje erdha dhe bëra kallëzim n ëpolici për presionet që m’u bënë se  mu kërcënua jeta”, u shpreh Andi Turhanaj.

Për këtë denoncim, ka reaguar pak më parë dhe Presidenti Ilir Meta, i cili kërkon të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore. “Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore! Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit”, shkruan Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img