Hapësire reklamuese

Bota

Hipoteza e re e shkencëtarëve: Toka ndodhet brenda një tuneli të madh kozmik

Shkruar nga Newsbomb

Toka ndodhet brenda një tuneli të madh kozmik të magnetizuar që rrethon të gjithë sistemin tonë diellor, kjo është hipoteza e re që kanë ngritur shkencëtarët pas disa hulumtimeve të reja.

Studiuesit në Institutin Dunlap të Universitetit të Torontos, Këshillin Kombëtar të Kërkimit në Kanada dhe Universitetin e British Columbia përmes studimit pretendojnë të shpjegojnë prezencën e dy strukturave magnetike të mëdha në Rrugën e Qumështit me origjinë të pashpjegueshme.

"Shpresoj se ky është një hap drejt të kuptuarit të fushës magnetike në të gjithë Galaktikën tonë dhe në Univers", tha Jennifer West, studiuese e asociuar në Institutin Dunlap.

Duke përdorur një model kompjuterik që simulon atë që është e dukshme përmes një teleskopi radio, West dhe kolegët e saj hartuan gjatësinë dhe pozicionin e të dy strukturave, duke bashkuar përfundimisht një teori se të dy strukturat nuk janë të ndara, siç janë konsideruar prej kohësh, por janë pjesë e të njëjtit objekt, të ngjashëm me një tunel.

"Këto kanë qenë një mister për astronomët në 50 vitet e fundit dhe ne jemi të parët që propozojmë një model që shpjegon këto struktura si një objekt i vetëm që na rrethon," u shpreh West.

Ndërsa shumica e studiuesve shikojnë hartat e Rrugës së Qumështit me Polin e Veriut në krye dhe qendrën galaktike në mes, West shprehet se rishikimi i kësaj harte nga një perspektivë tjetër, me një pikë qendrore të ndryshme, bëri të shihet lidhja midis dy rajoneve kozmike “North Polar Spur” (NPS) dhe “Fan Region”.

Ekipi planifikon të zhvillojë modelin më tej dhe të kryejë më shumë kërkime, me shpresën se mund të hedhë më shumë dritë mbi tunelin masiv që mund të na rrethojë, dhe strukturat e tjera që po zbulohen në të gjithë universin me vëzhgime të reja.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.