Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Hipi në kullën e naftës dhe kërcënoi se do të hidhej, 58 vjeçarit “i mbushet mendja”, zbret pas disa orësh qëndrimi në majë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

58 vjeçari Nikollaq Bushi pas disa orëve rezistencë ka zbritur nga kulla e hekurt e nxjerrjes së naftës, në të cilën u ngjit pasi kërkonte që të punësohej në industrinë e prodhimit të naftës.

Ai ka qëndruar disa orë në kullë, por më në fund ka vendosur që të zbresë pasi nuk mund të rezistonte më diellit dhe temperaturave të larta.

Bushi ka thënë se do të hipë sërish, nëse nuk e punësojnë në prodhimin e naftës në Kuçovë.

Familjarët e tij janë shprehur se jetojnë në gjendje te mjerueshme ekonomike dhe kjo ka qenë arsyeja që 58 vjeçari ka marrë këtë vendim. Para dy vitesh edhe gruaja e tij kishte ndërmarrë të njëjtin veprim.

“Jemi të gjithë pa punë ndaj e mori atë veprim. Nuk kemi shtëpi”, tha bashkëshortja e tij.

Më shumë

spot_img
spot_img