Hapësire reklamuese

Aktualitet

Himara e “pushtuar” nga flakët, zjarri arrin afër rrugës kryesore, terreni i thyer vështirëson punën e zjarrfikësve

Shkruar nga Newsbomb

Një sipërfaqe e madhe me bimësi është duke u djegur në vendin e quajtur “Përroi i Vishës” në Himarë, duke arritur edhe në afërsi të rrugës kryesore.

Zjarrfikëset janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, por terreni i thyer e bën të vështirë shuarjen e flakëve, të favorizuara edhe nga era.

Kujtojmë se ditën e sotme u regjistrua edhe një tjetër vatër zjarri në Radhimë, e cila rrezikoi edhe banesat e qytetarëve, por fatmirësisht u shua në kohë nga zjarrfikësit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.