Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Himara dhe Rubiku, binjakët e çiftit nga Kosova vijnë në jetë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një çift i ri nga Kosova kanë zgjedhur Tiranën për të sjell në jetë fëmijët e tyre. Mund të jetë dhe e rastësishme pasi Himara dhe Rubiku nuk kanë qëndruar 9 muaj në barkun e nënës, por kanë ardhur në jetë më herët.

Kështu kanë vendosur t’i quajnë prindërit dy binjakët e lindur në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Himara për vajzën dhe Rubik për djalin. Qofshin jetëgjatë dy vogëlushët që kanë marrë emrat e dy qyteteve shqiptare.

“Himara dhe Rubik janë binjakët e lindur para kohe të një çifti nga Kosova, të cilët po marrin të gjithë kujdesin mjekësor me profesionalizëm e përkushtim nga ekipi i terapisë intensive në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që i kanë shpëtuar jetën.

Mirënjohje për punën e jashtëzakonshme të stafeve tona sot e çdo ditë të vitit me fëmijët e lindur prematurë”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa ndan disa foto të vogëlushëve që kanë lindur këtë të enjte, 17 nëntor.

Më shumë




spot_img








spot_img