Hapësire reklamuese

Rajoni

Hillary, Bill Clinton dhe Madeleine Albright vizitojnë Prishtinën, zbulohet data

Shkruar nga Newsbomb
Ish presidenti i SHBA, Bill Clinton dhe Hillary Clinton

Çifti presidencial amerikan, Bill dhe Hillary Clinton së bashku me ish- Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, pritet që të martën dhe të mërkurën të vizitojnë Prishtinën.

Sipas agjendës së tyre, arsyeja e vizitës është 20 vjetori i ndërhyrjes së trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë.  

Parashikohet që ish presidenti amerikan aq shumë i dashur për shqiptarët e Kosovës, për ndihmën e dhënë gjatë viteve të vështira në kohën e luftës së Kosovës, pritet të mbërrijë në Prishtinë të martën në mbrëmje.

Ish presidenti Clinton  ishte një ndër figurat kryesore që sponsorizoi fushatën e NATO-s për çlirimin e Kosovës ndaj regjimit të Millosheviçit. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të kësaj dite historike për Kosovën.

Ardhjen në Prishtinë e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e ish presidentit Clinton, Hillary, por vdekja e të vëllait të saj, një ditë më parë, e ka bërë të paqartë ardhjen e saj në Kosovë pas dy ditësh.

Vizita e ish-presidentit vazhdon të jetë e konfirmuar zyrtarisht në agjendën e ceremonisë shtetërore që mbahet më 12 qershor.

Agjenda parashikon që çifti Clinton pas ceremonisë qendrore të 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s të vizitojnë edhe bulevardin ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania në Prishtinë, ku ndodhet shtatorja e ish-presidentit të SHBA-ve, i cili konsiderohet si miku më i madh i Kosovës.

 “Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë“, thuhet në njoftimin e këshillit organizativ.

Sipas këshillit, tubimi qendror do të mbahet në sheshin ‘Skëndërbeu’, duke filluar nga ora 11:00.

Kujtojmë se Hillary Clinton për herë të fundit vizitoi Kosovën me 13 tetor të vitit 2010, kurse Bill Clinton më 1 nëntor të 2009 për të përuruar shtatoren e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu