Hapësire reklamuese

Politikë

Hil Curri, kryebashkiaku demokrat që bashkëpunon me të gjithë, pret në zyrë Ministrat

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, ndonëse i përket një prej shtatë të zgjedhurve vendor që përfaqësojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”,  duket se ndryshe nga të tjerët, është ngritur mbi ndasitë e politikës dhe është i hapur të bashkëpunojmë me të gjithë, qofshin ata dhe të krahut tjetër politikë.

Pas takimit që pati me ministren e Elisa Spiropali dhe deputetin Frrok Gjini, kryebashkiaku ka pritur në zyrën e tij edhe ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe ministrin për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku,  duke u treguar kështu i hapur për bashkëpunim dhe thithjen e investimeve për qytetin të cilin ai e drejton.

Ne foto: Hile Curri dhe Arbjan Mazniku Ne foto: Hile Curri dhe Arbjan Mazniku

 “Unë që kur i kam thënë po kandidimit, që kur kam trokitur derë në derë të zonës që përfaqësoi, kam pasur mirë parasysh se më duhet të ndryshoj realitetin ku është Fushë Arrëzi dhe bashkëvendasit e mi. Normalisht që për ti qëndruar premtimeve të dhëna i kam shtrirë dhe do ti shtri dorën e bashkëpunimit të gjithëve”, ka thënë kryebashkiaku, teksa më tej ka theksuar se nga 14 Maji ai është kryebashkiaku i të gjithëve, jo i vetëm demokratëve.

Gazetari Armir Mehaj ka publikuar një bisedë me kryebashkiakun i cili ka ritheksuar se nuk ka asnjë prapaskenë, apo ndryshim të krahut të tij politik, përveç dëshirës së tij të madhe për t’i shërbyer banorëve.

E këtë fakt Curri e ka argumentuar me faktin se dorën e bashkëpunimit ja ka shtrirë të gjithë emigrantëve të zonës, shoqatave e organizatave, ambasadave, qeverisë dhe kujtdo që i gjendet për ti shërbyer banorëve.

Hil Curri u zgjodh në krye të Bashkisë së Fushë Arrëzit në zgjedhjet e 14 Majit 2023, duke mposhtur kandidatin socialist Fran Tuci i cili e humbi postin pas dy mandatesh radhazi.

Ai fitoi zgjedhjet nën siglën e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe grupit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha, por kjo nuk e ka penguar që të presë në zyrë ministren dhe drejtuesen politike të PS në Qarkun e Shkodrës.

Përfaqësuesja e lartë e PS në kryeqendrën e Veriut ka thyer shumë barriera dhe tabu, nëse mund të quhen kështu, menjëherë pas emërimit të saj nga Edi Rama në krye të qarkut.

Për herë të parë socialistët arritën të merrnin Bashkinë e Shkodrës, e cila drejtohet nga kryebashkiaku Benet Beci pas 33 vitesh, ndërsa bashkëpunimi mes vetë socialistëve janë më të mirat ndonjëherë. Po ashtu, ka një marrëdhënie krejt të re edhe me përfaqësuesit politikë të opozitës.

Pritja dhe takimi ne Bashkine e Fushe ArrezitPritja dhe takimi ne Bashkine e Fushe Arrezit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese