Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

“Hijet e natës”, arrestohen 4 hasianë dhe 1 vlonjat me tre kile drogë (Emrat)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kukësit ka bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë të koduar “Hijet e natës”. Nga ky operacion është  bërë i mundur arrestimi i 5-së shtetasve, kapja e  rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një automjet tip ”Toyota”.

Mbi bazën e informacioneve të grmubulluara, Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet e natës”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Shkumbin.M, 19 vjeç , banues në fshatin Branog- Has.

Hasan.J, 18 vjeç, banues në fshatin Gajrep- Has.

Alban.SH, 20 vjeç, banues në fshatin Bregov-Has.

R.J, 17 vjeç, banues në fshatin Velcë, Vlorë.

 Imerli.M, 34 vjeç, banues në fshatin Branog- Has.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Toyota”, iu gjet dhe sekuestrua rreth 3 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në një valixhe, të cilën po tentonin ta shisnin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 3 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva, automjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit H.J.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img