Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Hije skandali në Policinë Rrugore me Radarët “spiunë”, a ka një strategji për dhënien me koncesion të vjeljes së gjobave??? (DYSHIMET)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pa u përtypur mirë skandali i uniformave të Policisë së Shtetit, një tjetër po shfaqet këto ditë kësaj here nga Policia Rrugore, që ka fituar një status të veçantë, si mbrojtëse e rrugëve nga përgjakja e aksidenteve që shpesh shkakojnë viktima dhe tragjedi (si ajo e familjes me katër anëtarë që u shua e tëra). Kudo në rrugët interurbane drejt plazheve sheh policë me radarë dhe tabela “hap krahun”. 

Në faqen zyrtare “Policia e Shtetit” serviren video se si policët masin me radar shpejtësitë, printojnë biletat e gjobës, apo shoqërojnë ndonjë “Ferrari” në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Standarde të ndryshme gjen në gjobitjen e shoferëve, me bileta të printuara, me procesverbal që mbushet me shkrim dore, disa me të dhëna gjysmake, ca me shkrim “doktori”, të gjitha gjobat pa shënime të shkelësit. Sipas të dhënave, me qindra patenta shoferësh janë pezulluar vetëm gjatë korrikut në aksin Fier-Vlorë nga Policia Rrugore. Miliona lekë gjoba janë vënë nga radarët dhe policët rrugorë, por aksidentet dhe viktimat prej tyre nuk po ndalojnë. Duket se Policia Rrugore ka vetëm interes vënie gjobash me radarë dhe asgjë tjetër. 

Pak ditë më parë, në pikun e sezonit turistik, Policia e Shtetit ka blerë disa radarë “blitz” nga Austria me ndjeshmëri tepër të lartë që s’kanë nevojë për policë rruge, por stacionohen të fshehur brenda në makina dhe kapin me sensorë çdo mjet rrugor që ecen disa kilometra larg vendit të dislokuar. 

Këta radarë që përdoren sot në rrugët e Gjermanisë dhe Austrisë, kanë mundesinë e lartë teknologjike që të kapin shkeljet disa kilometra larg pa u pikasur nga shoferët. Radarët mund të shohin dhe fotografojnë nga 2-3 km larg një shofer që flet në telefon, apo që ka kufje në vesh, s’ka rrip sigurimi dhe tejkalon shpejtësinë e lejuar. 

Përdorimi i këtyre radarëve ka filluar dhe mbahet si risi për “gjobitje” online të shoferëve që sipas një statistike aktuale, në 80% të rasteve, do bien viktima të sigurta të shkeljeve të Kodit Rrugor. Parashikohet një e ardhur fantastike nga gjobat që Kodi Rrugor ka pregatitur për të pabindurit.

Por përse Policia Rrugore nuk njofton askënd për përdorimin e kësaj risie teknologjike gjermane në rrugët e Shqipërisë? Përse faqja zyrtare e Policisë së Shtetit nuk e ka fare në rubrikën “Baza ligjore” Kodin Rrugor, apo aktet që shoqërojnë gjobitjen e shoferëve shqiptarë? Përse mënyra si gjobit Policia rrugore nuk i shfaqen publikut? 

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=&cad=rja&uact=8&ved=2ahUKEwiXmdnLp_yAhVL3aQKHZZ9APkQFnoECAoQAw&url=https%3A%2F%2Fwww.asp.gov.al%2F&usg=AOvVaw18dCqL1FKKftzx1b6MRrFI

Po të shohësh në faqet zyrtare të policive të landeve në Gjermani ose Austri qytetarët kanë mundësinë informuese të një guide të qartë dhe detajuar lidhur me shkeljet rrugore. Madje ka faqe, ku gjen me detaje se si përdoren radarët, cilët janë dhe sanksionet me gjoba. Në Gjermaninë e rreptë gjobat janë më të lehta se në Shqipëri dhe shkeljet janë të përcaktuara në marzh dhe vlerë fikse.  

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=&cad=rja&uact=8&ved=2ahUKEwjpx_PIvKLyAhUH_7sIHWBlAiIQFnoECAgQAQ&url=https%3A%2F%2Fwww.bussgeldkatalog.org%2Fblitzer%2F&usg=AOvVaw1VltoEnbBN_uzIIuXb6HDN 

Në Maj 2021, Parlamenti ynë në një nga seancat e fundit ndryshoi Kodin Rrugor. U ashpërsuan gjobat për shoferët me maksimumin e tyre, duke filluar nga përdorimi i celularit në timon, mosvendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i alkoolit, parakalimi i gabuar, deri tek shtimi i masave moderne si është “sjellja agresive në rrugë”. Kjo nënkupton agresionin me drita të gjata, apo kur një shofer nuk ruan distancën me makinën tjetër dhe e vë në rrezik shoferin tjetër.

Gjobat u dyfishuan për çdo shkelje dhe pezullimi i patentave shkoi deri në 6 – 12 muaj.

Kodi Rrugor u paraqit si përafrim me Direktivën Evropiane 2014/45/EC të Parlamentit Europian, por që ta lexosh këtë të fundit nuk gjen as 0.5% të pasqyrimit të saj.

Në Kod, sipas ekspertëve të pyetur e vetmja risi është “ashpërsimi i gjobave për t`i vjelë online” pasi “rruga dhe qytetari do mbeten më keq se më parë, viktima të një “mish-mashi” rrugor dhe ligjor, ku nuk do merret vesh roli i policit që quhet “agjent verifikues”, roli i radarëve që do gjobisin online dhe mundësia e qytetarit që do kërkojë të mbrohet nga aktet elektronike”! 

Sipas informacionit të kërkuar aktualisht të gjithe strukturat e Policisë Rrugore në Shqipëri janë të ç’orientuara dhe nuk kanë asnjë akt nga “qendra” që t’i orientojë mbi detyrimet e reja të Kodit Rrugor. Komisionet e vjetra të cilat vlerësonin mbi pezullimin apo heqjen e patentave nga policët në terren nuk funksionojnë prej muajsh duke krijuar një “blackout” total në çdo drejtori policie të vendit dhe bërë rradhë njerëzish që s’dinë ku dilet në komision ose ku të ankohen. 

Një specialist i Drejtorisë qendrore të policisë nuk pranon të identifikohet kur thotë “ka një qëllim të caktuar lënia në kaos e orientimit policor dhe mosmarrja e masave që në qershor për nxjerrjen e akteve mbi Kodin Rrugor…ardhja e radarëve të rinj flet shumë. Nëse kaosi ligjor do fshihet pas “përgjakjes së rrugëve” me video dhe lajme bombastike aksidentesh edhe ashpërsimi i gjobave do “justifikohet” dhe do kërkojë më shumë radarë të rinj gjithnjë e më të sofistikuar në çdo cep rruge. Gjobat e majme do vendosen online dhe do vijë një moment kur askush nuk guxojë të flasë më apo si dhe ku të ankohet por vetëm të paguajë gjobën elektronike qe do jetë ku e ke më shtrenjtë se Gjermani. I gjithë operacioni mbahet i fshehtë nga sytë e publikut dhe ka interes vetëm krijimin e një koncesioni të ardhshëm për vjeljen e gjobave me radar dhe aspak disiplinimin e shoferëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img