Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Hije dyshimi mbi koncesionin, a do jenë fituesit vëllai i Ramës dhe djali i ish-kryeministrit Meksi?

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pritet që një koncesion prej 110 milionë eurosh të jepet për mbledhjen e TVSH-së, nga qeveria shqiptare dhe nga ajo që ka qarkulluar këto ditë, në skenë ka dalë një kompani ndërkombëtare e quajur ‘’M.POS’’, me zyra në Hong Kong dhe president Allen Cheng. Po a po përdoret kjo kompani si maskim për atë që mund të ndodhë më vonë? Apo duhet një kompani ndërkombëtare, si ‘’M.POS’’-i, që publikimi i koncesionit në ‘’Financial Times’’ të përligjet?

Cilët janë aktorët e interesuar për këtë projekt?

Nga ajo që zbulohet në prapaskenë, prej disa muajsh ka nisur të ngrihet skema përfituese, e tri kompanive, me aksionerë: Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama dhe Endri Meksin djalin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

Por çfarë kompanish kanë këta dhe si janë të lidhur me njëri-tjetrin? A mund ta mbledhin TVSH-në?

Olsi Rama dhe Endri Meksi janë aksionerë të së njëjtës kompani, ‘’Pegasus Communication’’ ( krijuar në 2014). Endri Meksi ka tri kompani të tjera: MC Networking (krijuar në 2007), MCN Services ( krijuar në 2014) dhe Konnect (krijuar në 2015). 

Kompania që duket se ka në specialitetin e saj mbledhjen e TVSH-së, është Konnect, e cila kryen ‘’Veprimtari ndërmjetësimi dhe këshill-dhënëse në  fushën  e tatim-taksave’’, por edhe kompanitë e tjera janë të lidhur me sistemet e informatikës,  transmetimit të të dhënave dhe pajisjeve fundore.

Në qarqet në Tiranë flitet prej kohësh se fituesi i këtij tenderi është i paracaktuar. Kompanitë për të cilat bëhet fjalë dhe që zbulon Newsbomb.al, përveçse janë drejtuar në fushën e telekomunikacioneve dhe taksave, janë krijuar vetëm gjatë qeverisjes socialiste. Duket se ideatori ka qenë Endri Meksi, i cili është edhe gjeneratori i kompanive, dhe një specialist shumë i mirë në fushën e komunikimit.

Ajo që pritet të ndodhë është shpallja e fituesit të tenderit në një media prestigjioze ndërkombëtare. Por çdo kompani e huaj do të operojë me partner shqiptar. Dhe deri sa të shpallet fituesi do të shohim nëse dyshja Olsi Rama – Endri Meksi, do të jenë pjesë e zbatimit në terren të fituesit të këtij tenderi./ NEWSBOMB.AL

*****

PROFILET E KOMPANIVE SIPAS PERSHKRIMIT QE KANE DOREZUAR NE QKR:

PEGASUS COMMUNICATION

Te operoje ne sektorin e telekomunikacionit duke kryer çdo lloj veprimtarie nepermjet telefonit per llogari te vet apo te te treteve me seli ne Shqiperi apo ne edo vend tjeter qe ka lidhje me Republiken e Shqiperise . Duke respektuar ligjin ne fuqi. Te kryeje aktivitete nepermjet telefonit te çdo lloji per llogari te vet apo te treteve, telemarketing, sekretari telefonike, shitje nepermjet telefonit, seondazhe, mesazhe promocionale dhe çdo lloj tjeter aktiviteti te lidhur me te pa kufizim. Shoqeria do te kryeje veprimtari edhe ne fushen e ofrimit te sherbimeve te ndryshme online. Ne fushen publicitare do te ofroje sherbime te reklamimit te produkleve dhe sherbimeve nga individe apo shoqeri tregtare. Sherbime ne fushen e komunikimeve elektronike. dixhitale. grafike, te medias etj. Te bleje e te shese ose te jape me qira ne perdorim, ne uzufrukt ose ne perdirm pasuri te lujtshme e te palujtshme te rregjistruar ne rregjistrat publike. Shoqeria mund te kryeje gjithashtu te gjitha operacionet tregtare mbi pasuri te luajtshme apo te paluajtshme qe do te vleresohen te nevojshme ose te dobishme per realizimin e objektin te shoqerise si dhe do te bleje kuota kapitali themeltar te shoqerive te tjera qe kane objekt te ngjashem pao te alert me te veten.Shoqeria mund te marre pjese me cilesine e ortakut apo aksionerit ne shoqeri te tjera tregtare me objekt veprimtarie te njejte apo te ndryshem nga i saj. Furnizim i çdo lloji sherbimi informatik, perfshire ketu te gjitha llojet e specializimit, ne varesi te reparteve perkatese si: veprimtari koordinimi informatik. informacioni dhe telekomunikacini qe synon permiresimin e prodhimtarise dhe aftesise se ndermarrjeve; ofrim i cdo sherbimi ne fushen e informatikes dhe telematikes , pakufizime apo perjashtimi te llojit, ne sektoret e informacionit dhe te komunikimit, te shkences , te tregtise, te publicitetit, te te gjitha aspektet e tyre, si ne favor te enteve publike ashtu dhe private, si brenda dhe jashte vendit , ne Itali , etj, ; tregtimi i sherbimeve te telefonise fikse dhe celulare, duke vepruar si ne mjediset e veta ose ne vende te tjera , sic eshte rene dakord me kontraktuesit; Ofrim i sherbimit call center, me karte te parapaguar, te telefonise publike fikse. publike per transmetim te dhenash, SMS dhe VOIP. Carrier kombetar dhe nderkombetar. Ofrimi i rrjetit publik per transmetim te dhenash. Tranzitim thirrjesh telefonike kombetare dhe nderkombetare (Carrier Bartes) me destinacion operatoret e telefonise fikse dhe mobile. Shoqeria ka te drejte te ushtroje çfaredolloj veprimtarie tjeter te lejuar nga ligji dhe ne perputhje me rregullat ne fuqi.

MC Networking (MCN)

Tregti me pakice dhe shumice te kompjuterave, aksesoreve te ndryshem kompjuterik , aksesore te ndryshem elektronike , aksesore te ndryshime te informatikes, sherbim interneti me shumice dhe pakice, sherbim interneti me fiber optike, sherbim interneti me ADSL 2+ , sherbim interneti me Wireless , sherbim VIOP brenda dhe jashte Shqiperise, sherbim VOIP me shumice dhe pakice, sherbim mirembajtje servera Linux, Unix dhe MS Windows, sherbim hosting,sherbim dhenie servera me qera, sherbim ndertim website, sherbim mirmbajtje website, sherbim design website, sherbime te ndryshme grafike , sherbim programim ëebsite ne te gjitha gjuhet e programimit , sherbim rregjistrim domain perfshi edhe kombetaret (.al) , sherbim transmetimi video , sherbim transmetimi IPTV , sherbim streaming , sherbim servera per streaming, sherbim per reklama online, instalime te rrjeteve me fibra optike, mirembajtje te rrjeteve me fibra optike, sherbime mirmbajtje dhe konfigurime komplekse te routerave Cisco, Mikrotik , Vyatta , Juniper, programim programesh si dhe mirembajtjen e tyre ,sherbime te ndryshme informatike. Ndertime civile dhe industriale. Rikonstruksion dhe mirembajtje godinash civile e industriale, veshje fasadash. Ndertim rruge, autostrada etj. Ndertim ujesjellesa, gazsjellesa, etj. Punime germimi ne toke etj. Ndertim impiante hidrosanitare, kuzhina, lavanteri e mirembajtje te tyre. Ndertim sinjalistike rrugore jo ndriçuese. Ndertime parafabrikat beton arme, struktura metalike dhe druri. Import -eksport te materialeve te ndertimit te te gjitha llojeve si materiale ndertimi, hidrosanitare, elektrike, elektronike, hidraulike, makineri industriale te te gjitha llojeve. Import-eksport materiale dhe pajisje te te gjitha llojeve.

 

KONNECT SHPK

Veprimtari ndermjetesimi dhe keshille-dhenese ne  fushen  e tatim-taksave, tregtise, juridike, marketingut dhe komunikimit te pershtatshem, ne mbeshtetje te fillimit proceseve Start-up (celja fillestare e nje veprimtarie/sipermarrje tregtare) dhe / ose sistemimin e ceshtjeve ligjore per te tretet; Veprimtari ne fushen e analizes, menaxhim projektesh dhe analize biznesi; Identifikimi dhe menaxhimi i objekteve si zyrat operative per sipermarresit vendas dhe te huaj qe duan te celin biznes ne territorin e Shqiperise; veprimtari kerkimore dhe perzgjedhja e burimeve njerezore adekuate ne profilet profesionale te nevojshme per sipermarresit; Kurse trajnimi, Projektimi per kategorite profesionale ne turizem, shendetesi, botuese dhe komunikimi; Aktivizimi dhe funksionimi i trajnimeve te specializuara dhe zhvillim profesional; Studimi dhe zrfatimi i fushatave te komunikimit dhe promovimit shoqeror ne te gjitha format; Konsulence per komunikim te integruar dhe te marredhenieve publike te organeve te administrates publike dhe individe private; Promovimi dhe zbatimi i aktiviteteve me natyre kulturore, turizmit dhe/ose rekreacionit, duke perfshire organizimin dhe menaxhimin e hapesirave turistike dhe rekreative dhe te gjitha aktivitetet e lidhura; Pergatitja e ngjarjeve te ndryshme dhe konferenca, kongrese, ekspozita, panaire dhe ekspozita me perkthyes dhe interpretues dhe sherbime te njekohshme te perkthimit; Promovimi brenda dhe jashte vendit, te institucioneve, kompanive dhe ngjarjeve; Veprimtari si Zyre Shtypi; Pjesemarrje te gjere ne thirrjet per hulumtim dhe inovacion Horizon2020 financuar nga Komisioni Evropian; thirrje kombetare, rajonale dhe locale.

MCN SERVICES

Te operoje ne sektorin e telekomunikacionit duke kryer cdo lloj veprimtarie nepermjet telefonit per llogari te vet apo te te treteve me seli ne Shqiperi apo ne çdo vend tjeter qe ka lidhje me Republiken e Shqiperise, duke respektuar ligjin ne fuqi. Te kryeje aktivitete nepermjet telefonit te çdo lloji per llogari te vet apo te treteve, telemarketing, sekretari telefonike, shitje nepermjet telefonit, seondazhe, mesazhe promocionale dhe cdo lloj tjeter aktiviteti te lidhur me te pa kufizim. Shoqeria do te kryeje veprimtari edhe ne fushen e ofrimit te sherbimeve te ndryshme online. Ne fushen publicitare do te ofroje sherbime te reklamimit te produkleve dhe sherbimeve nga individe apo shoqeri tregtare. sherbime ne fushen e komunikimeve elektronike,dixhitale, grafike, te medias etj. Te bleje e te shese ose te jape me qira ne perdorim, ne uzufrukt ose ne perdorim pasuri te luajtshme e te paluajtshme te rregjistruar ne rregjistrat publike. Shoqeria mund te kryeje gjirthashtu te gjitha operacionet tregtare mbi pasuri te lujtshme apo te palujtshme qe do te vleresohen te nevojshme ose te dobishme per realizimin e objektit te shoqerise si dhe do te bleje kuota kapitali themeltar te shoqerive te tjera qe kane objekt te ngjashem pao te alert me te veten. Shoqeria mund te marre pjese me cilesine e ortakut apo aksionerit ne shoqeri te tjera tregtare me objekt veprimtarie te njejte apo te ndryshem nga i saj. Furnizim i cdo lloji sherbimi informatik, perfshire ketu te gjitha llojet e specializimit, ne varesi te reparteve perkatese si: veprimtari koordinimi informatik. informacioni dhe telekomunikacini qe synon permiresimin e prodhimtarise dhe aftesise se ndermarrjeve; ofrim i cdo sherbimi ne fushen e informatikes dhe telematikes , pakufizime apo perjashtimi te lloj it, ne sektoret e informacionit dhe te komunikimit, te shkences, te tregtise, te publicitetit, te te gjitha aspektet e tyre, si ne favor te enteve publike ashtu dhe private, si brenda dhe jashte vendit , ne Itali , etj, ; tregtimi i sherbimeve te telefonise fikse dhe celulare, duke vepruar si ne mjediset e veta ose ne vende te tjera , sic eshte rene dakord me kontraktuesit; Ofrim i sherbimit call center, me karte te parapaguar,te telefonise publike fikse. publike per transmetim te dhenash, SMS dhe VOIP. Carrier kombetar dhe nderkombetar. Ofrimi i rrjetit publik per transmetim te dhenash. Tranzitim thirrjesh telefonike kombetare dhe nderkombetare (Carrier Bartes) me destinacion operatoret e telefonise fikse dhe mobile. Shoqeria ka te drejte te ushtroje cfaredolloj veprimtarie tjeter te lejuar nga ligji dhe ne perputhje me rregullat ne fuqi.

Më shumë




spot_img








spot_img