Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

“Hidrocentrali i Skavicëz 550 milionë dollarë”, Balluku: Do t’i japë zgjidhje përmbytjeve në të gjithë zonën e Shkodrës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku  gjatë fjalës së në seancën planare ditën e sotme në Kuvend foli mbi projektligjin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës I cili do tu japë zgjidhje përmbytjeve në zonën e Shkodrës.

Balluku shtoi se investimi bëhet nga qeveria shqiptare, ndërsa faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH.

“Kontratat e parë do të jetë midis KESH dhe “Bechtel Interenational. Duhet pasur parasysh që kjo kontratë do të ketë kapituj që do të lidhen me studimin ambiental të zonës, ndërkohë do të bëhet edhe një studim i mirëfilltë mjedisor.

Kontrata e parë do të fokusohet në përgatitjet e projektit teknik. 4-6 javë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe brenda 30 ditëve do të negociojnë kushtet e kontratës së pare. Investimi nuk është një investim që behet nga “Bechtel”, por nga qeveria shqiptare. Faza e parë e studimit do të mbulohet me fonde të KESH.”- thotë Balluku.

Balluku thekson se  ky investim kap vlerën 550 milionë dollarë dhe sa i përket fazes së dytë do të dalin edhe kapacitete prodhuese në këtë HEC dhe kapacitete që do të shtohen në tre hidrocentralet e tjera.

Më shumë

spot_img
spot_img