Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hidhet shorti të Krimet e Rënda, kush janë gjyqtarët e çështjeve 'Big' që do gjykojnë Saimir Tahirin (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Këtë të mërkurë është hedhur shorti për trupën gjykuese që do të drejtojnë çështjen ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Newsbomb.al mëson se trupa përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Ndërkohë nga një kërkim që Newsbomb.al bëri rezulton se më herët gjyqtari Mustafai ka gjykuar çështjen 'Dajti'. Po ashtu ky i fundit ka qenë edhe pjesë e trupës gjykuese ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri, por prokuroria kërkoi dorëheqjen e tij, pasi kishte njohje personale me të pandehurin Miri.

Ndërkohën Flora Hajredinaj është edhe pjesë e trupës gjykese për çështjen e Klement Balilit, i akuzuar si pjestar i një organizate e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Ndërkaq, Irena Gjoka ka shërbyer më herët në Fier dhe prej vitit 2014 ajo është është gjyqtare te Krimet e Rënda, shkruan Newsbomb.al. 

Kujtojmë se në seancën maratonë të fundit gjykata pranoi gjykim të shkurtuar. Sipas vendimit të gjykatës, që nuk e pushoi çështjen, por e çoi në gjykim, Prokuroria nuk do të mundet të sjellë më prova të reja nëse do të kërkonte, por do të merret vetëm me ato që janë në dosje.

Kujtojmë se gjykata e Katanias e ka shpallur të pafajshëm ish ministrin e Brendshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu