Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Hidhet shorti në Apel, ja kush janë gjyqatrët që do shqyrtojnë ankimimin për Enkelejda Hoxhën dhe dosjen e Krujës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b59d292da3d07a1ade6f100c222bdf90

Hidhet shorti në Apel për të përcaktuar trupën gjykuese që do të jap vendimin ndaj gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Bëhet me dije se trupa e gjyqtarëve për gjykimin e Hoxhës do të bëhett nga Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Sokol Binaj.

Ato do të gjykojnë ankimimin në Apel të gjyqtares Hoxha, mjekut Edvin Priftit dhe 9 të tjerëve, të arrestuar me urdhër të SPAK disa javë më parë.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje..

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Më shumë

spot_img
spot_img