
Këtë të premte është hedhur shorti për të përcaktuar gjyqtarët për rigjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Dosja e Tahirit do të gjykohet nga Daniela Shirka, e cila është kryesuese, Ilirjana Olldashi anëtare dhe anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
“Fillimisht nga shorti rezultoi se çështjen do ta kryesonte gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Daniela Shirka dhe Ilirjana Olldashi.
Gjyqtarja Miliana Muça paraqiti aktin e heqjes dorë nga çështje (për faktin se është shprehur më parë duke qenë gjyqtare e seancës paraprake), heqje dorë e cila u miratua nga zëvendëskryetari i gjykatës.
Nisur nga kjo, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga kryesuese Daniela Shirka, anëtare Ilirjana Olldashi. Anëtari i tretë pritet të delegohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e gjykatës.