
Hidhet shorti për caktimin e kolegjit penal ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.
Sipas shortit Albana Boksi, do të jetë kryesuese e trupës gjykuese, Nertina Kosova dhe Nure Dreni (anëtare).
Kujtojmë se Boksi është gjithashtu kryesuesja e trupës gjykuese të çështjes “Shullazi’.
Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Pritet që brenda 10 ditësh treshja gjykuese të përcaktojë se kur do të nisë shqyrtimin e dosjes Tahiri i cili prej më shumë se 2 vitesh po lufton për drejtësinë.
Mbetet për t'u parë nëse Tahiri në këtë stad gjykimi, do marrë pafajësinë.
NJOFTIMI nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:
Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.
Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare