Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, 35 vjeçarja me urgjencë në spital

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 35 vjeçare është hedhur nga kati i katër i pallatit ku jetonte.

Sipas policisë, gruaja me iniciale E.S është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërsa i është nënshtuar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sakaq grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Fier

Informacion paraprak

Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos.

Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.

Shtetasja e mësipërme ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu