Hapësire reklamuese

Bota

Hidhet në erë tubacioni i amoniakut në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet në erë tubacioni i amoniakut në Ukrainë

Hidhet në erë një tubacion amoniaku në rajonin e Kharkovit në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se “një grup sabotues dhe zbulues ukrainas” hodhi në erë tubacionin e amoniakut Togliatti-Odessa.

Shpërthimi i tubacionit është quajtur një “akt terrorist” nga Ministria Mbrojtjes, i cili ka shkaktuar viktima civile. Agjencia e lajmeve ruse TASS njoftoi ditën e martë për disa shpërthime të dëgjuara pranë tubacionit të amoniakut në Kupyansk të Kharkovit.

Tubacioni, i cili lidh qytetin rus të Togliattit me portin ukrainas të Odessa, është nja nga më të mëdhenjtë në botë për transportin e amoniakut.

Ndërkohë guvernatori i Kharkivit Oleh Sinehubov tha se nuk kishte asnjë rrjedhje të regjistruar nga bombardimet e së martës që goditën tubacionin. "Nuk ka asnjë kërcënim për jetën dhe shëndetin e njerëzve," shkroi Sinehubov në Telegram.

Amoniaku përdoret nga Rusia për prodhimin e plehrave me nitrat dhe është një element shumë toksik. Mund të shkaktojë probleme të rënda në mushkëri, fyt, hundë dhe sy. Njerëzit që ekspozohen ndaj amoniakut mund të kenë probleme të rënda shëndetësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese