Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hidhet në erë me tritol një servis makinash në Ishull-Shëngjin (EMRI-PAMJET)

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet në erë me tritol një servis makinash në

Një servis makinash ka shpërthyer me tritol në mesnatë në zonën e Ishull-Shëngjinit, shkruan newsbomb.al. Mësohet se është sulmuar biznesi në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht, bëhet me dije se sasia e lëndës plasëse është vendosur në fasadën e xhamit të biznesit.

Servisi ka qenë i mbyllur në momentin e shpërthimit, ndaj nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

"Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, te porta e servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është vendosur një sasi lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu