Hapësire reklamuese

Bota

Hidhet në erë me eksploziv pjesa e mbetur e ndërtesës që u shemb në Miami

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet në erë me eksploziv pjesa e mbetur e ndërtesës

Pjesa e mbetur nga ndërtesa 12 katëshe në Miami është shembur mesnatën e së dielës  nga autoritetet me shpërthim të komanduar.

Zyrtarët thanë se ajo është shkatërruar për efekte sigurie, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas.

Kryebashkiakja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se shembja e pjesës së mbetur shkoi ashtu siç ishte planifikuar.

Menjëherë pas shpërthimit ekipet filluan pastrimin e mbeturinave në mënyrë që ekipet e shpëtimit të mund të fillonin të hynin në pjesë të garazhit nëntokësor.

Ata shpresojnë që të jenë në gjendje të futen në garazhin nentokësor të bllokut të apartamenteve, në të cilin nuk mund të kishin qasje të sigurt më parë dhe të marrin një pamje më të qartë të boshllëqeve që mund të ekzistojnë në rrënoja.

Më 24 qershor një pjesë e bllokut të ndërtesës u shemb papritur. Deri tani 24 persona janë nxjerrë pa jetë nga rënojat, ndërsa 121 rezultojnë ende të zhdukur.

Sondazh

Poll