Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hidhet në erë “Audi Q7” në Kamëz, nga shpërthimi i fortë i tritolit thyhen dhe xhamat e një biznesi

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet në erë “Audi Q7” në Kamëz, nga

Një shpërthim me tritoli raportohet se ka ndodhur orët e para të mëngjesit te Bulevardi Blu në Kamëz.

Mësohet se tritoli i është vënë një makine tip “Audi Q7” që ishte e parkuar anës rrugës. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Si pasojë e shpërthimit të fortë janë thyer edhe xhamat e një biznesi që ndodhej aty pranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll