Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hidhet "live" shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e rinj për KED (Emrat nga çdo Institucion)

Shkruar nga Newsbomb
Hidhet "live" shorti në Presidencë, zgjidhen

Presidenca është duke zhvilluar paraditen e kësaj të premteje shortin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Të pranishëm janë anëtarë të Gjykatave e Prokurorive përkatëse që garojnë në këtë proces dhe drejtues të institucioneve të reja të drejtësisë.

Ky short të drejtpërdrejtë po ndiqet dhe nga vetë Presidenti Meta.

Nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Marsida Xhaferllari, anëtare e parë përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në KED;
  2. Elsa Toska, anëtare e dytë përfaqësuese e Gjykatës Kushtetuese në KED;
  3. Altin Binaj, anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese;

Nga Gjykata e Lartë janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Sokol Binaj, anëtar përfaqësues i Gjykatës së Lartë në KED; *Sipas ligjit, do të drejtojë dhe KED për një vit.
  2. Sandër Simoni, anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues nga Gjykata e Lartë.

Nga Prokuroria e Përgjithshme janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Anila Leka, anëtare në KED, përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme;
  2. Thoma Jano, anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nga Gjykatat e Apelit janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Edlira Petri, anëtare e parë në KED, përfaqësuese e Gjykatave të Apelit;
  2. Enton Dhimitri, anëtari i dytë në KED, përfaqësues i Gjykatave të Apelit;
  3. Ridvan Hado, anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues i Gjykatave të Apelit.

Nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Arta Marku, anëtare e parë në KED, nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
  2. Etien Kapo, anëtar i dytë në KED, nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit;
  3. Genti Xholi, anëtar zëvendësues në KED, nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit.

Nga zyrat e Gjykatave Administrative janë zgjedhur anëtarë për në KED:

  1. Klodiana Mema (Veizi), anëtare në KED, përfaqësuese e Gjykatave Administrative;
  2. Erarbër Madhi, anëtar zëvendësues në KED, përfaqësues i Gjykatave Administrative.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu