Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

HI, MR. TERRORIZMI! JE NGA GAZA APO BALLKANI?

Shkruar nga Newsbomb
HI, MR. TERRORIZMI! JE NGA GAZA APO BALLKANI?

Nga Frrok Çupi

Neta Portal është një vajzë izraelite 22 vjeç. Ka gjashtë vjet që nuk flet me të atin. Gjashtë vjet që nga dita kur prindërit e saj u divorcuan dhe ajo e shkarkoi mërinë mbi babanë.

Ditën e hënë pas të shtunës së kobshme të 7 tetorit, Neta u ndodh në shtëpinë e saj në Kfar Aza. Mori gjashtë plumba në trup. Ajo nuk e mban mend se si, por dera e shtëpisë u shkallmua me tmerr; disa persona të armatosur të Hamasit dhe e qëlluan gjashtë herë.

Neta thotë se i shkoi mendja vetëm te vdekja dhe te babai që mund t’i shpëtonte jetën. Shimon Portal, polic, i ndodhur ku ka përplasje zjarri me terroristët në Sderot, tani ndodhet natë e ditë mbi kokën e të bijës në spital.

Gazetarët e takuan Netën në një spital në Tel Aviv. Të gjithë jemi fëmijë para Terrorizmit. Çfarë do të ndodhë me ‘fëmijët’ e Ballkanit, që ndodhen vetëm 2800 kilometra larg luftës kundër terrorizmit, në Tel Aviv? Do t’i bashkojë apo do t’i ndajë terrorizmi shtetet, komunitetet, besimet, patriotët, heronjtë dhe më në fund politikat?

Çështja është se si do të perceptohet terrorizmi i Hamasit? Hamasi do të perceptohet si një ‘shans’ për më shumë vepra terroriste në Ballkan, apo si një fund i terrorizmit në gadishull? Kjo është ende në ajër. Këtu gadishulli është i mbushur plot me konflikte, që kur shpërthejnë, shpërthejnë në formën e terrorit...

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetegjashtë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Tetor dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese