Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hetohen zyrtarët, abuzonin me ndihmat sociale

Shkruar nga Newsbomb

 

Dy përgjegjës të Shërbimit Social në qarkun e Shkodrës, do të ndiqen penalisht pasi mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Lumturije Smakaj 46 vjeçe, dhe Dashamir Shabaj 43 vjeç, të dy me arsim të lartë, mbanin detyrën e përgjegjësit të Shërbimit Social, përkatësisht në komunat Postribë dhe Rrethina.

Burimet policore bëjnë me dije se këta zyrtarë akuzohen të kenë dhënë ndihma ekonomike për disa nga banorët e komunave të cilët, pas verifikimeve të kryera rezultonin të ishin jashtë shtetit.

Shërbimi Social Shtetëror ka inspektuar të gjitha listat e përfituesve të ndihmës ekonomike, nga ku u konstatua një numër i madh personash që kanë përfituar edhe pa qenë në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese