Një oficer i policisë së burgut të Burreli është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve pasi akuzohet se u ka marrë disa të dënuarve shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë.
Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.
Ndalimi i tij u bë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.
Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.