Akuzat në lidhje me ish klubin Partizani janë për korrupsion dhe pastrim parash, ndërkohë që SPAK nuk ka dhënë njoftim zyrtar.
Hetimi në lidhje me kthimin e pronave tek ish klubi Partizani ka nisur në vitin 2020 ndërsa procedurat e privatizimit nisën në vitin 2008 dhe përfunduan në vitin 2012.
Hetimi nisi pas një padie që u bë në SPAK nga ministri i Brendshëm aktual, Taulant Balla.
Gjatë kësaj periudhe janë marrë në pyetje disa ish ministra si Genc Ruli, Gazment Oketa, Fatmir Mediu. Por nuk është thirrë Jamarbër Malltezi i cili edhe arrestuar këtë mbrëmje.
Çështja është hetuar nga Arben Kraja, ish kreu i SPAK.
Sondazh
Poll