Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar, pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, si dhe pas sulmeve të kreut të SPAK, Arben Kraja nga zyrtarët e Partisë së Lirisë.
Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se “të pushtetshmit që mendonin se janë të paprekur, tani janë të shqetësuar”. Sipas saj askush nuk është mbi ligjin.
“Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe/ose të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar, mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin”, shkruan Yuri Kim.
Më herët zyrtarë të Partisë së Lirisë, sulmuan kreun e SPAK, Arben Kraja, duke thënë: ‘Beni, ky hetuesi i komunizmit i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”.