Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Hetimet: Presidenti brazilian fajtor për vdekjet nga COVID! Nuk mori masa

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një komision brazilian që heton mënyrën se si veproi qeveria gjatë pandemisë së Covid-19 ka votuar pro akuzave kundër Presidentit Jair Bolsonaro, ndër të tjera.

7 nga 11 senatorët e komisioneve ishin pro rekomandimeve të përfshira në një raport 1,288 faqesh mbi pandeminë.

Dokumenti bën thirrje për akuza kundër dy kompanive dhe 78 individëve, përfshirë presidentin Bolsonaro, për bilancin e rëndë të pandemisë në vend.

Bolsonaro ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimin e komisionit dhe raportin rezultues si të motivuar politikisht.

Dokumenti përfundimtar i hetimeve 6-mujore do t’i dërgohet Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Brazilit. Megjithatë, ai konsiderohet aleat i presidentit dhe nuk pritet të ndiqet penalisht. Raportuesi i Komisionit, Senatori Renan Calheiros deklaroi se dokumenti ia atribuon përgjegjësinë për pandeminë e pakontrolluar shumë njerëzve në Brazil, por Bolsonaro mban përgjegjësinë kryesore.

“Është përgjegjësia kryesisht e këtij presidenti, këtij vrasësi serial”, tha Calheiros.

Më shumë se 605,000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil,  numri i dytë më i lartë i vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img