Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Hetimet për Elton Qynon, Dumani: S'mund të raportosh mbi krimin duke bërë krim

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet për Elton Qynon, Dumani: S'mund të raportosh mbi krimin

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, është pyetur lidhur me hetimet e nisura për gazetarin Elton Qyno.

Dumani për mediat tha se nuk mund të raportosh mbi krimin, duke nxjerrë sekrete hetimore,  duke bërë krim.

 “Nuk mund të raportosh mbi krimin duke bërë krim. Publkimi i një episodi ku janë vjedhur 22 pistoleta nuk ka qëllim të informojë publkun, por ngre dyshime se është për diçka tjetër. Publikimi i këtyre bisedave sensitive sjell përplasje mes grupeve kriminale", tha Dumani.

Më 13 dhjetor 2023, Elton Qyno u mor në pyetje nga SPAK duke iu kërkuar të zbulojë burimet e tij. Qyno më pas tha se materialet për të cilat u pyet nga SPAK kishin të bënin me dosjen e operacionit ‘Plumbi i Artë’, ndërsa shtoi se nuk kishin asnjë shënim se ishin ‘sekret i klasifikuar’.

Gazetari tha se Prokuroria e cilësonte materialin si sensitiv, i cili ishte ende në hetim. Më tej Elton Qyno tha se u mbajt i mbyllur në një dhomë me derën mbyllur si të ishte ai krimineli

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese