Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hetimet për Arben Ahmetajn, e zbulon Altin Dumani: Kemi zhvillime të reja dhe surprizuese

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet për Arben Ahmetajn, e zbulon Altin Dumani: Kemi zhvillime të

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka folur në lidhje me hetimet për ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhi në arresti.

Ai para gazetarëve ka bërë një paralajmërim duke thënë se kanë zhvillime të reja surprizuese, por duke mos dhënë më shumë detaje për këtë çështje.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”, tha ai.

Kujtojmë që ish-ministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim dhe akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me inceneratorët. Raportimet janë se ai ndodhet në Britaninë e Madhe , por Ahmetaj ka thënë se nuk do të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të dalë në dritë e vërteta.

Ish-zëvendëskryeministri akuzohet për “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese