Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hetimet mbi grupet kriminale, Gledis Nano shkon në SPAK, takim me Arben Krajën

Shkruar nga Newsbomb
Hetimet mbi grupet kriminale, Gledis Nano shkon në SPAK, takim me Arben

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ditën e sotme është paraqitur pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se Nano po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja, ku në fokus të këtij takimi janë hetimet e grupeve kriminale, hetimet pasurore dhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për sekuestron ndaj pronave të Anton Gjinajt.

Kujtojmë se ditën e sotme Gledis Nano firmosi ndryshimet në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj u emërua si zv.drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj. Ky i fundit u emërua në Akademi.

Ndërkohë, Tonin Vocaj u zëvëndësua nga Neritan Nallbati, i cili deri më tani ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Këto ndryshime kanë ardhur në një periudhë ku janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale në vend, me atentate të një pas njëshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll