Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hetimet e SPAK-ut, pleqtë dhe të vdekurit janë ndërtuesit e Inceneratorit të Tiranës

Shkruar nga Newsbomb

Inceneratori i Tiranës është shndërruar në kryefjalë të mediave në vend, teksa Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vijon hetimet për një nga aferat më të mëdha korruptive në vendin tonë.

Teksa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, bashkë me ish zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, detaje të tjera kanë dalë në dritë. Prokuroria e Posaçme ka arritur të hetojë dhe të faktojë se për Inceneratorin e Tiranës janë përdorur emra fiktivë, kryesisht pleq, të cilët edhe kanë firmosur pa vetëdije për fatura që kapnin vlera të frikshme.

Pikërisht një kauzë e ngritur në parlament nga Monika Kryemadhi, që replikonte me kryeministrin Edi Rama në shtator të vitit të shkuar për buxhetin e miratuar. Ajo evidentonte faktin se si po përdoreshin persona që nuk kishin lidhje aferën të cilët firmosnin pa dijeninë e tyre. Pak kohë më parë, Haxhire Gurakuqi tregonte se si dy djem kishin mbërritur në azil. Ata i kishin kërkuar të firmosnin një shkresë, që nuk e dinte se për çfarë kishte qenë. “Erdhën dy djem dhe më thanë të firmos”, tha asokohe 90-vjeçarja, e cila rezulton se kishte qarkulluar plot 30 milionë euro nëpërmjet shkresës së firmosur.

Një evazion fiskal i frikshëm që është vërtetuar dhe evidentuar edhe nga Prokuroria e Posaçme, ku është aprovuar edhe Gjykata e Posaçme në datën 1 gusht të vitit 2023. “Në përmbajtje të këtyre faturave, shtetasi Klodian Zoto ka paraqitur si kryerje të punimeve dhe blerje mallrash me subjektet “Lumi 06” shpk, “AA-117” shpk, “Al-BerCo&Co” shpk, “EZ & LA” shpk, por që në të vërtetë përmbajnë rrethana të rreme të përshkruara në to…”, shprehej SPAK në dokumentat drejtuar gjykatës.

Pra, e thënë troç, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arritur të hetojë dhe faktojë se pleq, qoftë në jetë ose jo, janë ata të përdorurit për këtë evazion fiskal nga Inceneratori i Tiranës, vlera e së cilës nga 9 kompanitë shkon në 9,177,646,672 lekë në total.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese