Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

HETIMET E SPAK / Artan Hoxha e thotë hapur: "Korrupsion që shkon LART"! Lala: Tani dorëzoi intervista të PAPUBLIKUARA, dosja u hap nga një dëshmi e Dritan PRIFTIT

Shkruar nga Newsbomb
HETIMET E SPAK / Artan Hoxha e thotë hapur: "Korrupsion që shkon

Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja për atë çka ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

"Kam dhënë prova", tha Hoxha në emisionin "Opinion" duke shtuar se hetimet për këtë dosje janë për korrupsion dhe shkojnë shumë lart, raporton neësbomb.al.

"Jam thirrur për të ndihmuar hetimin, dhe unë shpresoj që hetimi të shkojë lart. Është një çështje që ka të bëjë me korrupsion shtetëror, që janë përfshirë politikanë shumë të lartë, nuk kam dhënë dëshmi, kam dhënë prova, Kam pas një...Nuk dua të hy se është pjesë e hetimit. Është një prokuror aty që merret me korrupsionin dhe një që merret me krimin e organizuar. Nuk është hera e parë që shkoj aty. Hetim aktualisht ka dhe po synohet shumë lart", u shpreh gazetari Hoxha.

Por gazetarja Klodiana Lala zbuloi diçka më tepër nga sa rrëfeu Hoxha. Ajo tha se bëhet fjalë për një dosje që është riaktivizuar nga dëshmia e ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti.

"Një dëshmi e ish ministrit të ndjerë Dritan Prifti, është riaktivizuar ajo dosje. Në një nga rastet e kanë filmuar rastësisht, do bëja një raportim kur Tani doli. Unë di që ai ka dorëzuar disa intervista që nuk janë publikuar, Tani (Artan Hoxha) nuk e thotë. Por di që mund të shkojë në nivelet më të larta. Ka patur disa tendera nga Drejtoria e Blerjeve të Përqëndruara, koncesoini i sterilizimit dhe rasti i Tanit që më bën përshtypje se shtrihet shumë në kohë", deklaroi Lala.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese