Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Hetimet e Prokurorisë së Tiranë për zjarrin te ‘Casa Italia’, grupit të oficerëve iu bashkohet dhe një inxhinier i pavarur: Do zbardhin shkakun e flakëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një inxhinier i pavarur i është bashkuar grupit të oficerëve dhe prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, që po hetojnë për shkaqet e zjarrit që ra në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”.

Inxhinier elektrik që i është bashkuar grupit të hetimit të ngritur nga Prokuroria, do të japë ndihmën e tij dhe pritet të zbardhë shkakun dhe origjinën e flakëve, që i morën jetën rojes së sigurisë, “Dëshmorit të Atdheut” Arjan Sala.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë që mund të kishte rezultuar me një bilanc më tragjik nëse hetoi Arjan Sala nuk do të ishte futur mes flakëve për të shpëtuar të gjithë kolevgët. Fatkeqësisht mbeti vetë brenda.

Prokuroria e Tiranës do të hetojë dhe nëse në magazinën e qendrës tregtare janë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë. Kreu i repartit Zjarrfikës të Tiranës Shkëlqim Goxha, pas ngjarjes tha se magazina nuk kishte marrë licensë magazinë, por për parking. Nga drejtuesit ajo ishte përshtatur si e tillë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img