Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Hetimet e Prokurorisë së Elbasanit: Tre oficerë të lartë të Policisë morën nga 100 milionë lekë, u dhanë informacion bandave për eleminimin e kundërshtarëve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tre oficerë të lartë në Policinë e Elbasanit janë duke u hetuar nga Prokuroria e këtij qyteti, pasi ka informacione të vërtetuara se ata janë përfshirë në disa ngjarje mafioze, duke dhënë informacione për eleminimin e anëtarëve të bandave të caktuara.

Organi i akuzës ka arritur të provojë se tre oficerët e Policisë janë përfshirë në eleminimet mafioze të disa personave në qytetin e Elbasanit, kundrejt shpërblimeve monetare që shkojnë deri në 100 milionë lekë, duke u dhënë informacione të detajuara kundërshtarëve për lëvizjet e personave që sot janë vrarë.

Janë të paktën dy vrasje, bëjnë me dije burime për abcnews.al, ku është vërtetuar se oficerët e policisë së Elbasanit i kanë dhënë informacion një grupi kriminal në qytet për lëvizjen e personave që ata kishin planifikuar t’i vrisnin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, tre oficerët e policisë kanë marrë nga 100 milion lekë për të informuar një grup kriminal në Elbasan për lëvizjet e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj. Të dy ata u vranë brenda javës në korrik të vitit të shkuar në Elbasan. Më pas, prokuroria zbardhi ngjarjen në fjalë duke arrestuar për këtë vrasje Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin.

Nga marrja e dëshmive dhe mbledhja e fakteve, prokuroria vërtetoi se ishin tre oficerët e policisë së Elbasanit ata që informuan mbi lëvizjet e Ramazanit dhe Runajt.

Por, gjatë hetimeve për këto dy vrasje si edhe ngjarjet e tjera të rënda në qytet gjatë vitit të shkuar, prokuroria ka konstatuar edhe raste të tjera të bashkëpunimit të policëve të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit me grupet kriminale. Prokuroria ka zbuluar se një strukturë në sektorin e krimeve në këtë polici merrte pagesa të majme nga grupet kriminale para çdo ekzekutimi mafioz me qëllim “hapjen e rrugës” për kryerjen e vrasjeve.

Burime bëjnë me dije se kjo strukturë merrte pagesa para çdo ekzekutimi mafioz duke bërë më pas “një sy qorr” ndaj ngjarjeve të rënda. Krahas vërtetimit të përfshirjes së tre oficerëve të policisë në ekzekutimin e Ramazanit dhe Runajt, Prokuroria është duke përmbyllur hetimet edhe në lidhje me angazhimin e një strukture më të gjerë të sektorit të krimeve për vrasje të tjera mafioze në qytet.

Për shkak të rezultateve jo të mira të Policisë së Elbasanit, në krye të kësaj Drejtorie, kryepolici Ardi Veliu ka emëruar pak ditë më parë ish-shefin e Sigurisë Publike Gjobvalin Loka. Pritet që në ditët në vazhdim të ketë rezultate në lidhje me këto raste.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img