Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Hetim për doktorët”, avokatja e infermieres Sidorela Çela flet për Newsbomb: Nuk është e drejtë që një infermiere t’i lajë ‘menderen’ pacientit me COVID kur e akuzojnë se mori 10 mijë lekë… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

09de18008e9d94b74eadef80e1763087

Antoneta Sevdari, avokatja e infermieres Sidorela Çela, e cila u dënua me 45 ditë burg pasi akuzohet se ka bashkëpunuar me Tire Alldervishin duke u marrë lekë familjarëve të pacientëve të infektuar me COVID, ka kërkuar ditën e sotme hetim edhe për doktorët e spitalit “Shefqet Ndroqi”, raporton newsbomb.

Ajo i tha prokurorit se duhet të hetohen edhe pjesa tjetër e stafit, për shkak se urdhri i ndalimit nuk ka asnjë prove për klienten e saj. E kontaktuar nga newsbomb në lidhje me kërkesën e saj, avokatja ka sqaruar gjithçka, duke u dalë në krah mjekëve dhe infermierëve.

Sevdari tha për newsbomb se çështja po dramatizohet, pasi nuk është e drejtë të rrijë në arrest me burg një infermiere që ia ndërron bebelinën një pacienti të infektuar me COVID, ndërsa akuzohet për një 10 mijë lekësh që ia ka dhënë familja.

Sipas saj, vetë gjykatësja tha se duhet të shihen provat se ku ka shkelje, ndërsa shtoi se nëse ka korrupsion, atëherë duhet të hetohet i gjithë sistemi, dhe jo të bëhet sikur po punohet duke akuzuar infermieret.

“Nuk e thashë tamam ashtu që duhet të hetohen mjekët, por thashë edhe një gjë tjetër që është e kundërta. T’i mbrojmë dhe të mos i sulmojmë mjekët dhe infermierët në këtë kohë, por po dramatizohet çështja pasi që një infermiere t’i ndërrojë bebelinën një të sëmuri me COVID kur e akuzojnë për një 10 mijë lekësh që ia ka dhënë familja dhe t’i lënë në arrest me burg, nuk është e drejtë. Ndërkohë që vetë gjykatësja tha që duhet të shihen provat se ku ka shkelje. Nëse ka korrupsion mos të bëhet sikur punohet në drejtësi, por të hetohet i gjithë sistemi”, u shpreh Antoneta Sevdari për newsbomb.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img