Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

Heshtja zgjedhore, AMA thirrje mediave: Nga sot, deri në mbyllje të votimeve mos shfaqni asnjë reklamë politike!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Autoriteti i Mediave Audiovizive u bën thirrje medieve që nga dita e sotme, e deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, nuk duhet të transmetohet asnjë reklamë politike.

Kodi Zgjedhor pëcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore, ndaj nuk lejohet të transmetohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias.

Deklarata e AMA:

albsig

Nga dita e sotme (24.04.2021) dhe deri në përfundim të orarit të votimeve gjatë ditës së nesërme, bazuar në kërkesat e Kodit Zgjedhor të Republikës, është periudhë e heshtjes zgjedhore.  Në nenin 77, pika 2 përcaktohet qartë se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, ndaj dhe AMA rikujton të gjitha subjektet audio dhe audiovizive që ta respektojnë këtë kërkesë të Kodit Zgjedhor.

Kjo ndihmon në atmosferën e zhvillimit të votimeve më 25 prill 2021, mbështet qytetarët që të ushtrojnë të qetë dhe në mënyrë demokratike verdiktin për votën e tyre. AMA është në proces monitorimi edhe të kësaj faze të rëndësishme për të indentifikuar raste konkrete të shkeljes apo injorimit nga OSHMA-të të kësaj kërkese të Kodit Zgjedhor.

AMA siç ka raportuar gjatë gjithë ditëve të fushatës elektorale pranë KQZ-së, për të gjitha rastet e mosrespektimit të kërkesave të Kodit nga subjektet audio e audiovizive, do të vijojë procesin e raportimit korrekt për rastet e identifikuara gjatë monitorimit të ditës së sotme dhe të nesërme, deri në mbyllje të votimeve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img