Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Heshtja është abuzim për së dyti', FRPD marshim para ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Newsbomb

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme përpara ministrisë së Arsimit. 

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me rastin e 15 vjeçares e cila u përdhunua nga roja i shkollës.

Të rinjtë janë shfaqur me pankarta në duar para: 'Heshtja është abuzim për së dyti', 'Dija merr fund kur në krye vendosen të paaftë,' shkruhej në disa nga pankartat.

Sakaq, të enjten e 4 qershorit do të mbahet një marshim paqësor në orën 16:00 në sheshin “Nënë Tereza”. 

Kujtojmë që disa ditë më parë u trondit mbarë opinioni publik pasi u bë me dije se një vajzë 15-vjeçare në Babrru është abuzuar seksualisht nga një 65 vjeçar Abaz Doku dhe tre të rinj.

Katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru, janë lënë në burg pa afat nga gjykata e Tiranës.

1111.JPG

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese