Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Heronjtë e maternitetit GERALDINË, mes lëkundjeve të tërmetit shpëtojnë jetën e nënave dhe foshnjave të sapolindura (VIDEO- MESAZHI emocionues i Sabinës)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

891ed0d3e3be63605b3b268b2ab87ae6

Dita e djeshme ka qenë pa dyshim më e vështira për të gjithë ne.

Shumë morën makinat, gratë e fëmijët dhe u munduan të iknin sa më larg Tiranës ndërsa të tjerë zgjodhën ta kalonin natën jashtë.

Tërmetet nuk janë ndalur dhe ndoshta sot është rasti të kthejme sytë, e të shprehim mirënjohjen e thellë ndaj atyrë që mes lëkundjeve qëndruan në punë e shpëtuan jetë.

Të tillë ishin mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” të cilët kanë përballuar me shumë guxim emergjencën e shkaktuar nga tërmeti.

Sipas të dhënave në këtë maternitet, të gjitha bebet e shtruara në repartin e terapise intensive të neonatologjise u zhvendosën në një ambjent në katin e parë për siguri maksimale.

Vetëm një bebe e lindur në datë 18.09.19 me peshë 1850 gr, nuk duhej të zhvendosej, sepse rrezikonte.

Dr. Shaje Isufi së bashku me dy infermire të ketij shërbimi, kanë ndenjur me ta në repart dhe e kanë asistuar çdo moment, megjithë lëkundjet e tërmetit. 8 lindje ka pritur stafi nga momenti që nisi tërmeti i parë e deri tani kur lëkundjet s’kanë të ndalur.

Drejtoresha Eliona Demaliaj dhe personeli i SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” përballuan situatën e vështirë pa panik, duke ua bërë më të lehtë gjithçka nënave të reja dhe bebave të tyre.

Këtë mëngjes, një nënë e re, Sabina, e cila ka sjellë në jetë bebin e saj Emily në orën 03:40, tejet falenderuese e mirënjohëse që stafi u kujdes për të pavarësisht lëkundjeve që nuk rreshtën, i ka dedikuar një video-mesazh që duhet dëgjuar nga të gjithë. /Newsbomb.al/

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img