Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Heroinë nga Shqipëria në Greqi, SPAK urdhëron arrestimin e dy “kokave” të trafikut nga Fieri, Policia i ndalon në Gjirokastër (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela, janë dy trafikantët e heroinës nga Fieri që janë arrestuar me urdhër të SPAK. Mësohet se këta dy shtetas akuzohen për një një episodë të trafikut të heroinës nga Shqipëria në Greqi në vitin 2016.

Prokuroria Speciale ka urdhëruar arrestimin e Sulajt dhe Çelës pasi dyshohet se ishin drejtues të një rrjeti të trafikut dhe shitjes së drogërave të forta, kryesisht heroinë. Lëndën narkotike ata e shisnin në Fier ku dhe jetonin, dhe në Itali.

Pritet që Policia dhe Organi i akuzës të japin në vazhdim deklaratë zyrtare për arrestimin e Irfan Sulajt dhe Dëfrim Çelës.

Sapo Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin e tyre dhe Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ka ndërhyrë Policia e cila ka bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve të lartpërmendur në Gjirokastër. Ata janë kapur me doza droge të dyshuara heroinë.

Më shumë

spot_img
spot_img