Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Heroina me autobus drejt Italisë, pronari dhe shoferi i "Keli Travel" shkojnë në gjyq

Shkruar nga Newsbomb
Heroina me autobus drejt Italisë, pronari dhe shoferi i "Keli

Mikel Pici, pronari i një linje autobusi për transport ndërkombëtar udhëtarësh dhe shoferi Piro Rrushi, do të përballen tashmë në gjykatë me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Durrësit. Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në autobusin e linjës Durrës-Milano, "Keli Travel", u kap një vit më parë një sasi heroine me peshë totale 13 kilogramë e 750 gramë, në Portin e Durrësit.

Pas 11 muajsh hetime, organi i akuzës thotë se ka provuar që Mikel Pici dhe Piro Rushi kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për trafikimin e drogës drejt Italisë, por kjo vepër ka mbetur në tentativë pasi nga kontrolli i imtësishëm është gjetur heroina e fshehur.

Në orët e para të 30 prillit të vitit të kaluar, Policia e Durrësit arrestoi dy shtetasit e mësipërm sepse gjatë përpunimit të mjeteve të rënda në terminalin në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Durrës, në autobusin me targa AB237DN u gjetën të fshehura 26 pako me peshe 13.750 kg e dyshuar si heroinë.

Gjatë marrjes në pyetje, Mikel Pici pranoi se ishte pronari i autobusit por mohoi të kishte lidhje e dijeni për drogën e gjetur në të. Edhe Piro Rushi, shofer pranë firmës “Keli Travel”, në deklarimin e tij ka mohuar dijeninë për drogën.

Në kuadër të hetimit është bërë përgjimi ambiental i të arrestuarve Mikel Pici dhe Pirro Rrushi nga komunikimi i të cilëve ka rezultuar se të dy këta persona kanë pasur dijeni për drogën. Në këto kushte, Prokuroria e Durrësit thotë se ka arritur të provojë veprën penale në ngarkim të këtyre dy shtetasve.

Mikeli: Pse çfarë ke mos e vrit mendjen për këtë punë, rri i qetë nuk ke punë ti me rregull të dali njeri se i kam unë rri i qetë.

Piro Rushi: Mos fol, po autobusi ka qenë në Fier mos thuaj që ka qenë në Fier autobusi.

Mikeli Pici: Jo, jo.

Piro Rushi: Nuk ke qenë në Fier thuaj.

Mikeli Pici: Jo, jo nuk ke punë ti në rregull.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese