Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Heroi i grupit të Kumanovës thirrje shqiptarëve nga qelia: Votoni Vojo Bregun në 25 prill! Miku im, kafen e lirisë do e pijmë në Shqipërinë e Bashkuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i LSI-së, Vojo Bregu ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një thirrje të Demë Shehut, pjesë e grupit të Kumanovës i cili është në burg në Maqedoni të Veriut.

Shehu shprehet optimist se një ditë liria do të vijë për të gjithë, dhe se bashkë me mikun e tij 20-vjeçar Vojo Bregu do ta pijnë kafen e lirisë në Shqipërinë e bashkuar.

Pjesëtari nga qelia i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në datë 25 prill të votojnë mikun e tij, i cili është kandidat për deputet i LSI.

“Ndërkohë që Rama pret mbështetje zgjedhore nga miqtë e tij të minishengenit Vuçiç dhe Zaev, patriotët dergjen burgjeve. E falenderoj Demën dhe i them se një Shqipëri më e mirë po vjen, për shqiptarët në secilën anë të kufirit”, shkruan Vojo Bregu.

Shënimi i plotë i Demë Shehut

Vëllezër dhe miq, ju të gjithë e dini që unë jam i burgosur për arsye të mirëfillta etnike dhe politike nga pseudoshteti maqedonas, i cili na ka ndaluar lirinë fizike ,por kurrsesi lirinë e mendimit, që ka lindur me njeriun.

E pra edhe në këto kushte të vështira, hidhërimin më të madh nuk na e jep dhuna e armikut por mosmirënjohja dhe thikat pas shpine të disa shqipfolësave,të cilët duan të jenë në të njëjtën linjë Kombëtare me ne,mirpo rrënjët i kanë të kalbura dhe nuk kanë bagazh patriotik.

Sido që të jetë,ne, kurrë nuk e humbim shpresën se rrugëtimi ynë Kombëtar do të kurorëzohet me bashkimin e trojeve Shqiptare.

Atdhetarët e vërtetë do triumfojnë ndaj çdo sfide dhe nuk do të reshtin së punuari dhe luftuari derisa ta jetësojnë amanetin e Dëshmorëve.

Një ndër arsyet pse e besoj këtë ,është numri i madh i miqve e shokëve me të cilët bisedoj çdo ditë e më japin shpresë për përparimin e popullit Shqiptar, në cilëndo anë të kufirit.

Një ndër këta është Vojo Bregu, një mik i imi prej 20 vitesh, i cili ka kandiduar për Deputet,në zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri.

Vojos,i uroj sukses në këtë garë dhe gjithë të mirat, me premtimin e përbashkët se kafen e lirisë do e pijmë në një Shqipëri të lirë e të bashkuar, ku Shqiptarëve do t’iu kthehet dinjiteti dhe do të respektohen nga të zgjedhurit e popullit, për vlerat e tyre njerëzore e Atdhedashëse.

Është në dorën e Shqiptarëve, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të denjë,të cilët do t’ia kthejnë dinjitetin Kombit tonë të lashtë.

Kur të jeni pranë kutive të votimit,merrni frymë thellë dhe mendoni se si politikanët iu kanë nënçmuar,injoruar e nëpërkëmbur gjitha këto vite dhe dëgjoni të rrahurat e zemres suaj,pastaj votoni për njerëzit e edukuar dhe Atdhedashës.

Me çlirimin e Shqipërisë,çlirohet mbarë Kombi Shqiptar.

Rroftë Shqipëria!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img