Hapësire reklamuese

Aktualitet

Hera e dytë që i vendosin tritol në shtëpi në Fushë-Krujë, kryefamiljari: Shkak, një miqësi e prishur, nuk kam konflikte me askënd tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Halil të Fushë-Krujës.

Lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetasit Arben Pllumi dhe kjo ishte hera e dytrë që i ishte vënë tritol.

Kryefamiljari është shprehur se dyshon se shkak mund të jetë një miqësi e prishur më shumë se dy vite më parë, ndërsa shton se nuk ka konflikte me askënd tjetër.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka pasur të lënudar, pasi Pllumbi  bashkë me vajzën 22-vjeçare dhe djalin 18-vjeçar, prej disa kohësh jetojnë në shtëpinë e vëllait në Krujë pasi ka nënën e sëmurë.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll