Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Heqja e yllit dhe librit nga Mozaiku, studiuesi: A duhet retushuar historia në këtë mënyrë?

Lajme të ngjashëm

Restaurimi i Mozaikut “Shqipëria” ka ngjallur mjaft debat gjatë ditëve të fundit. Heqja e yllit dhe librit nga dora e punëtorit në Mozaik ka sjellë reagime të forta nga studiues të ndryshëm.

Së fundmi, studiuesi Auron Tare ka ngritur disa pikpyetje lidhur me çështjen e  restaurimit të Mozaikut në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, murale e periudhës së komunizmit. Përmes një postimi në “Facebook”, Tare shkruan se a duhej hequr ky yll dhe a ka rrezik që brezi i sotëm njëjtë si brezi i lindur dhe rritur në komunizëm të mësojnë historinë e deformuar?!

Gjithashtu studiuesi pyet se a duhet që një vepër e financuar nga fondet europiane të përfaaësojë një histori të rtetushuar?

“Historia e Mozaikut te Tiranes.

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhes se Berishes se pare ishte pjese  nje debati midis specialisteve te Trashegimise Kulturore. Koha menjehere pas renies se komunizmit mund ta justifikonte disi kete retushim historik ne nje prej veprave me madhore artistike te periudhes se realizmit socialist.

Nderkohe heqja fare e Yllit te madh pas figures se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punetorit ne Mozaik ishte nje nderhyrje qe i hiqte nje pjese te mire te kuptimit kesaj vepre te realizmit socialist.   Restaurimi i pritshem me nje fond te Bashkimit Europian e konsolidoi vepren nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjeset e hequra me pa te drejte nga nje veper qe i perket nje epoke tashme te perfunduar.

A duhet retushuar historia ne kete menyre?   A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njejtin standart si praktikat e periudhes komuniste e cila retushonte historine perpara saj?  A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizem  cili e mesoi historine te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njejten menyre te mesuarit te historise?  A duhet nej veper e financuar nga fonde europiane te perfaqesoje nje histori te retushuar?”, shkruan ai.

Më shumë