Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Heqja e taksës së naftës, Ekonomi u shpërndan kartën fermerëve në Shijak

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ka vijuar me shpërndarjen e kartave të naftës për fermerët, duke u ndalur ditën e sotme në Gjepalaj të Shijakut.

Sipas Ekonomit, deri më tani janë 20, 561 fermerë nga i gjithë vendin, që u bënë pjesë e kësaj skeme lehtësuese, nga të cilët deri mw tani janë pajisur me karta 12 % e tyre.

Fermerët pohojnë se kjo skemë ka ndikuar drepërdrejtë në uljen e kostos së prodhimeve bujqësore.

Me mbylljen e aplikimeve në portalin e-albania të fermerëve të regjistruar me NIPT, paralelisht me shpërndarjen e kartave, vijon shqyrtimi i dokumentacionit të vetëdeklaruar në e-albania.

Aplikimet u kryen nga fermerë të të gjitha qarqeve të vendit, por numri më i madh i tyre është në qarkun e Korcës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës. Tërheqja e kartës bëhet në cdo pikë të Agjencisë së Ekstensionit Bujqësor (AREB) në disa qarqe të vendit. Implementimi i kësaj skeme, krahas të tjerash ka ndikuar pozitivisht në formalizimin e fermerëve, nëpërmjet pajisjes me NIPT.

Më shumë


spot_img









spot_img