Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Heqja e pasaportave diplomatike për lojtarët, reagon Andi Lila: Hakmarrje! I hoqën pasi i dhamë bluzen e Kombëtares Lulzim Bashës, qeveria e re do na i kthejë menjëherë

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme qeveria vendosi që t’u heqë pasaportën diplomatike lojtarëve të Kombëtares së futbollit që kualifikuan Shqipërinë në Kampionatin Europian të vitit 2016.

Ditën e djeshme, kur Shqipëria do të luante ndeshjen ndaj San Marinos, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashte i ka kujtuar Federatës, që të gjitha subjektet e saj që janë pajisur me pasaportën diplomatike, duhet ta dorëzojnë atë brenda afatit, që është data 30 qershor I këtij viti.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe Andi Lila, një nga ish-futbollistët që ishin pjesë e Kombëtares dhe zotëron pasaportën diplomatike. Lila thotë se ky vendim është një hakmarrje, pasi futbollistët i dhuruan bluzen e Kombëtares kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Sipas tij, zyrtarët e kësaj mazhorance tallen me futbollistët dhe i duan ata vetëm për t’i përdorur sportistët si fasadë për propaganda, ndërsa shtoi se qeveria e re me kryeministër Lulzim Bashën do ua kthejë menjëherë pasaportat diplomatike lojtarëve të Kombëtares.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq.

Ky është njoftimi që më ka ardhur mua sot, por edhe të gjithë lojtarëve të kombëtares Shqiptare që dërguan Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë ne duhet të dorëzojmë pasaportat diplomatike që na skadojnë në Qershor 2026 pasi vlefshmëria e tyre është shkurtuar deri në 30 qershor 2021.

Këtë shqetësim po e ndaj me ju, jo vetëm për faktin se futbollistëve po ju hiqet pasaporta diplomatike, por për të treguar mënyrën e sjelljes, trajtimit dhe vlerësimit që ka për sportistët elitarë mazhoranca e sotme.

Në 2016 nga Kryeministri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian.

Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollistët e kombëtares i dhurojnë bluzën e kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatike.

Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standarti i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për tu bërë anëtar i BE-së.

Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për ti përdorur sportistët si fasadë për propagandën e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët.

Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po ju hiqen sot futbollistëve , do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeministrit Basha.

Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 Prill.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll