Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Heqja e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares, Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë, u mbaron vlefshmëria siç çdo mjeti tjetër identifikimi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas heqjes së pasaportave biometrike për futbollistët e kombëtares të cilët i morën në vitin 2016.

Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se po bëhet shumë zhurmë për asgjë, teksa thotë se vlefshmëria e e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

“Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti.

👉 Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares 🇦🇱 që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.,” shkruan Xhaçka në postimin e saj.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img