Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Heqja e mbrojtjes për ish-kryeministrin Sali Berisha, REAGON Garda e Republikës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

982ac58d77aa990ecce12ebe57a6d3ee

Reagon Garda e Republikës pas lajmit për ndërprerjen e shërbimit mbrojtës për ish kryeministrin Sali Berisha.

Në një deklaratë për mediat, Garda duke cituar nenin 5 të Kushtetutës shpjegon se ka përfunduar afati për shërbimin e sigurisë ndaj Berishës, pasi zgjat vetëm 3 vite pas lënies së detyrës si kryeministër.

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi”,  shpjegon Garda e Republikës.

Garda e Republikës ka vendosur t’i heqë mbojtjen ish-kryeministrit Sali Berisha 6 vite pas humbjes së zgjedhjeve në 2013. Vendimi është bërë i ditur vetëm pak pas nisjes së protestës së opozitës.

Ndërkohë, ky vendim nuk është mirëpritur prej dy gardistëve Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, të cilët kanë vendosur dorëheqjen nga detyra. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img