Hapësire reklamuese

Politikë

Heqja e mandateve, reagon Basha: Kjo është rruga që do ndryshojë nga rrënjët politikën

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të KQZ për t’i hequr mandatet dy deputetëve dhe kryebashkiakut të Kavajës.

Me anë të një reagimi në “Facebook”, Basha e konsideron këtë moment si fillimin e ndarjes së krimit me politikën. Kreu i opozitës thotë se ky vendim i KQZ ishte një fitore e shumëpritur dhe se kjo është rruga që do e ndryshojë nga rrënjët politikën shqiptare.

“Ndarja e politikes me krimin sapo ka filluar. Per te gjithe shqiptaret e ndershem kjo eshte nje fitore e shumepritur. Beteja eshte e gjate dhe e veshtire sepse krimi ka mbrojtje dhe mbeshtetje qeveritare. Por asgje nuk do te na ndale nga kjo rruge qe na ndan me te keqen dhe qe do te ndryshoje Shqiperine duke ndryshuar nga rrenjet politiken”, shkruan Basha.

Lexo edhe: Kush janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, zëvendësojnë Tahirin dhe Selamin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll